• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupet e bizneseve që fitojnë më shumë në vend, në listë 2 oligarkë me kontrata me qeverinë

droni by droni
10 November, 2019
in Ekonomia, Kryesore
0
SHËNIM/ Kryeministrin e akuzojnë për kullën te stadiumi, ai përgjigjet për fasadën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një stanjacioni vitin e kaluar, grupet më të mëdha në vend panë një rritje të fitimeve, duke iu gëzuar avantazheve të ekonomisë së shkallës, marrjes së pjesës së tregut nga të vegjlit dhe diversifikimit në aktivitete të ndryshme.

“Balfin” dhe “Kastrati”, janë dy grupet me fitime më të larta në vend, sipas revistes monitor. Ndryshe nga renditja sipas të ardhurave, ku në vitin 2018, kryesimin e mori “Kastrati”, në renditjen sipas fitimeve, mbizotërimi është absolut i “Balfin”. Shqipëria duhet se po bëhet edhe më e vogël për të mëdhenjtë dhe të dy grupet kanë deklaruar se po shohin me përparësi zgjerimin në rajon.

“Balfin”

“Balfin” është grupi me fitime më të mëdha në vend. Në total, në vitin 2018, fitimi para taksave i 8 kompanive më të mëdha të grupit ishte rreth 5.5 miliardë lekë, me një rritje prej 12% me bazë vjetore. “Albchrome” dhe “ManeTCI” janë dy subjektet që gjenerojnë fitime më të larta në vlerë absolute, ndërsa për nga norma e përfitueshmërisë kryesojnë qendrat tregtare, “TEG” dhe “QTU”, dy modele biznesi që sollën një riformatim të tregtisë me pakicë në vend dhe ndonëse u kopjuan nga shumë të tjerë sërish nuk kanë arritur t’i konkurrojnë.

Presidenti i grupit, z. Samir Mane, pohon se në Shqipëri, grupi synon konsolidimin e bizneseve aktuale dhe forcimin e mëtejshëm të pozitave në treg, por nuk ka plane për investime të reja në Shqipëri. “Nga ana tjetër, ne synojmë që të shtrihemi më tej në rajon me investimet në real estate në Maqedoni, me shtrirjen tonë të mëtejshme me ‘Jumbo’ në Kosovë, Bosnjë, Mal të Zi dhe në shtete të tjera”, thotë z. Mane.

Ai shton që tashmë, në Tiranë ka një tejngopje të qendrave tregtare, numri i blerësve për metër katror është ulur shumë krahasuar me disa vite më parë, në raport me proceset e ndryshme të blerjeve. Ndërsa ndërtimi nuk është një fushë prioritare për Grupin dhe “nuk është në planet e investimeve tona, pasi mendojmë që tregu është i mbingopur me ndërtime të shtrenjta”, pohon z. Mane.

Ai shton se sektori me potencialin më të madh për të investuar është turizmi, pasi kjo është një fushë në hapat e parë të zhvillimit në vendin tonë dhe krijimi i standardeve më të mira ndërkombëtare për pushuesit që vijnë në Shqipëri dhe që kërkojnë hotele me kushtet dhe komfortin maksimal apo për ata që duan të gëzojnë një shtëpi të dytë pushimi është sfida që kemi përpara.

“Kastrati”

Kastrati është grupi më i madh sa i përket xhiros, por i dyti për fitime, teksa tregtimi i naftës, që është aktiviteti bazë, rezulton me përfitueshmëri të ulët. Kompanitë kryesore të grupit “KASTRATI SH.A.” (tregtim me shumicë i naftës), “KASTRATI” (tregtim me pakicë i naftës), “Alb-Siguracion” (sigurime) dhe sipërmarrja e re “Albanian Highëay Concession” (ku Kastrati ka 50%) së bashku me disa subjekte më të vogla, raportuan në total një fitim prej 2.9 miliardë lekësh, me rritje prej 29% me bazë vjetore. Përmirësimi i fitimeve u ndikua nga nafta dhe nga kompania e re që ka marrë me koncesion Rrugën e Kombit.

Ndryshe nga “Balfin”, që është tërhequr nga ndërtimet në Tiranë, grupi Kastrati po ndërton kompleksin e banesave Turdiu, së bashku me A.K Construction, ndërsa është tashmë aksioneri i vetëm në qiellgërvishtësin “DoënToën Albania”. “Kemi investuar me sukses në 12 sektorë të rëndësishëm dhe gjatë vitit 2018 kemi rritur praninë tonë dhe në sektorë të tjerë”, thotë zëvendëspresidenti i “Kastrati Group”, z. Leonard Kastrati. Në total, investimet e planifikuara dhe që po realizohen të grupit, në vend, kryesisht për projekte ndërtimi, hoteleri, portin e hidrokarbureve, arrijnë në rreth 180 milionë euro. Tashmë synimi është rajoni. “Kemi të gjitha kapacitetet financiare dhe përvojën e duhur menaxheriale të stafeve të specializuara, vendase dhe të huaja, për të rritur praninë në rajon dhe më gjerë”, thotë Kastrati.

Ai është optimist për projektet në sektorin e ndërtimit. “Aktualisht, kemi shitur mbi 95% të sipërfaqeve të komplekseve të përfunduara ose që janë në fazë përfundimi, dhe mbi 60% të sipërfaqeve të tjera në proces ndërtimi. Shitjet e deritanishme dhe në projektin “Doëntoën One” janë shumë të kënaqshme dhe përtej parashikimeve tona. Me përfundimin e projekteve besojmë se pjesa më e madhe e sipërfaqeve do të jetë shitur”.

“Infosoft-Joti”

Katër kompanitë e grupit Infosoft-Joti, që kanë për referencë investitorin Grigor Joti (me aktivitet në fushën e tregtimit dhe informatikës dhe distribucion me shumicë), “INFOSOFT SYSTEMS”, “INTER TRADE & DISTRIBUTION”, “INTERBRANDS”, “INTER DISTRIBUTION SERVICES”, kishin fitime prej 1.6 miliardë lekësh në vitin 2018, me një rritje të lehtë në raport me vitin e mëparshëm. Kompanitë kryesore të Grupit Infosoft kanë realizuar në total një xhiro prej 20 miliardë lekësh në aktivitetin në Shqipëri, në 2018-n sipas të dhënave nga Tatimet, me rritje prej rreth 2%. Në fund të vitit 2016, 49% të kuotave të ITD iu shitën grupit Balfin.

“AGNA”

Dy kompanitë kryesore të grupit, “Agna sh.a.” (shpërndarës produktesh dhe investues), “Alfa sh.a.” (ambalazhues i Pepsi, Ivi, 7Up, Lipton Ice Tea; prodhues i Glina dhe Spring; shpërndarës i Heineken, Amstel, Alfa Beers, Tsantali Ëines dhe Shark Energy Drink), realizuan për vitin 2018 fitime prej 1.3 miliardë lekësh, me një rritje prej 4% me bazë vjetore. Dy kompanitë raportuan një xhiro prej rreth 25.2 miliardë lekësh, me një rritje prej 2% në raport me vitin e mëparshëm.

Grupi “Finman”

“Finman” është grupi më i madh i ndërtimit në vend. Sipas të dhënave zyrtare nga grupi, qarkullimi vjetor në vitin 2018 ishte rreth 110 milionë euro.

“Viti 2018 dhe fillimi i 2019-s kanë qenë padyshim një periudhë investimesh të mëdha për Grupin Finman. Pjesën kryesore të investimeve e kanë zënë dy prej projekteve me ambicioze në vend, ai i Arenës Kombëtare dhe vënia në operim me kapacitet të plotë e 34 km linjë hekurudhore Fier – Vlorë përfshirë ndërtimin e linjës së re hekurudhore prej 2.5 km për rafinerinë e Fierit dhe stacionit të ngarkimit të naftës bruto”, tha CEO i grupit, Idajet Ismailaj.

Grupi u krijua si holding në vitin 2016 dhe përfshin disa prej sipërmarrjeve më të mëdha në fushën e ndërtimeve dhe materialeve të ndërtimit, si ALB – STAR (ndërtime civile dhe industriale), APM (me aktivitet prodhim dhe tregtim i materialeve të ndryshme metalike), “Vibtis” (me tregtimin me shumicë dhe pakicë të materialeve inerte). Fitimet e këtyre tre kompanive u dyfishuan, në 1 miliard lekë, sipas të dhënave nga bilancet.

“Union Financiar Grup”

“Union Financiar Grup” është një nga grupet financiare me kapital shqiptar, me fitime më të larta. Për tre kompanitë kryesore të grupit, banka “Union Bank”, operatori i shërbimeve financiare dhe transfertave “Union Financiar Tiranë” dhe sipërmarrja e qirasë financiare “LandesLease”, fitimet arritën në vitin 2018 në 1 miliard lekë, me një rritje të lehtë në raport me vitin e kaluar. “Unioni Financiar Tiranë” është kompania më fitimprurëse e grupit, me një normë prej rreth 42%.

“Në vijojmë me një performancë mjaft të mirë edhe këtë vit. ‘Union Bank’ dhe ‘LandesLease’, jo vetëm janë rritur në treg, por kanë arritur edhe një stabilitet në profitabilitetin e tyre. Me Unionin Financiar kemi vijuar rritjen e llojshmërinë e pagesave që ofrojmë në rrjetin tonë të shërbimit UnionNe. Kjo është përqafuar nga klientët që na zgjedhin në numër gjithmonë e më të madh, për shërbimet e pagesave utilitare, përveç transfertave ndërkombëtare ku mbetemi lider të padiskutueshëm të tregut me brandin e Ëestern Union”, u shpreh z. Edmond Leka, Kryetari i Bordit Drejtues të “Union Financiar Tiranë”, kompania mëmë e grupit të Union Financiar, që përfshin “Union Bank”, “Unioni Financiar” dhe “LandesLease”.

“Këtë vit, ‘Union Bank’ kreu me sukses edhe blerjen dhe integrimin e ‘IC Bank’ që e pozicionon edhe më mirë në tregun bankar, ndërsa në Unionin Financiar kemi investuar fort në fushën e pagesave elektronike, me synimin që të bëhemi referencë e tregut dhe zgjedhje më konveniente të klientit edhe në këtë fushë”.

Tags: balfin group
Previous Post

Traineri Reja shpall listat e Kombëtares në ndeshjen me Francën dhe Andorën

Next Post

Ish-Kryeministri/ Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

droni

droni

Next Post
“Schengen Ballkanik”/Rama mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin e dytë, Kosova “mbetet jashtë”

Ish-Kryeministri/ Mini-shengeni i mini-jugosllavëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.