Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se Kosova është vetë-përjashtuar dhe vetë-izoluar, duke mos marrë pjesë në samitin e Ohrit.
Në një postim në Facebook, Avdyli shkruan se të gjithë prisnin bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës.
POSTIMI I AVDYLIT:
Ne pritnim bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës.
Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuqiqi, duke u bërë vegël i tij, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar të kombit siq është Kosova. Pse kjo nguti e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës ,tani kur Kosova është në vakuum institucional.?!













