Një aksident zinxhir ka ndodhur vetëm pak orë më parë në Bresje të Fushë-Kosovës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Sipas informacioneve të policisë kosovare, në aksident janë përfshirë tetë automjete.
Lidhur me ngjarjen ka folur edhe Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.
Ai ka deklaruar:
Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura dhe si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime”
Në aksident janë përfshire tetë automjete duke përfshire edhe një autobus.
Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.











