Ka mbërritur në Romë 11 vjeçari Alvin Berisha, i cili u nxorr nga kampi ku mbahej prej kohësh.
Mësohet se Alvin është takuar me të atin dhe motrën në aeroportin e Fiumicinos. Nga mediat italiane, mësohet se Alvin arriti në 07:00 në aeroportin e Romës Fiumicino nga Beirut.
Alvin u nxorr dy net më parë nga kampi, ndërsa gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Damask dhe më pas është nisur drejt Libisë.
I vogli, nëna e të cilit ka humbur jetën në një shpërthim, kishte përfunduar në kampin e refugjatëve të Al Hol në verilindje të Sirisë, ku është gjetur fillimisht nga emisioni “Le Iene”.
//DRONI.al/















