Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në Maqellarë. Sipas informacioneve të para shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Gazmir Kosiqi.
Nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur dhe policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Mësohet se para një viti Gazmir Kosiçit i kanë vrarë djalin Elsi Kosiqi, në oborrin e shtëpisë së tij në Maqellarë.
Vrasjen e biznesmenit Elsi Kosiqi Policia e klasifikoi si vrasje per larje hesapesh. Për krimin e ndodhur u vu në pranga Mahmut Gega, banor i Shupenzës. Sipas informacionit të Policisë, vrasja ndodhi për për motive të dobëta.
Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka edhe një hotel pranë llixhave të Dibrës.
vijon..
//DRONI.al//











