Prokuroria e drejtuar nga Arta Marku ka vendosur të çojë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha. Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për çështjen e financimeve ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke e dërguar dosjen në gjykatë.
Akuza pretendon se Basha akuzohet për falsifikim të vulave, stampave apo formularëve. Prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë që të vërtetojë pretendimet e ngritura nga Edi Rama dhe mazhoranca e tij, që sollën edhe nisjen e këtyre hetimeve.
Gjithashtu hetimet janë mbyllur edhe ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani dhe shefit të financës Ilir Dervishi, ndërsa dosja është dërguar në gjykatë po për të njëjtën akuzë.

//DRONI.al/











