Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure ka publikuar një video me pamjet e stadiumit të ri kombëtar, “Arena Kombëtare” në kryeqytet.
Shumë prej nesh, do të kenë mundësi ta shohin stadiumin në ndeshjen me Francën, në 17 Nentor, por kryeministri e ka prishuar “surprizën” që kaq herët.
Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, shikohet që punimet e Stadiumit janë drejt fundit, teksa pritet që të dielën të zhvillohet ndeshja testuese mes Vllaznia-Poloni për femra.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2177179485920891/?t=0
//DRONI.al/











