Persona të paidentifikuar kanë hyrë mbrëmjen e djeshme ne banesën e një biznesmeni në qytetin Sarandës duke grabitur sende me vlerë.
Grabitja ka ndodhur kur në banesë nuk ishte askush nga familjarët. Sipas burimeve të para në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri.
Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe identifikimin e autorit/ve, pasi ende nuk dihet se sa kanë qenë.
Mesohet se biznesmeni i identifikuar me iniciale Sh.A ka në pronësi një linje autobusësh dhe banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2.
vijon..
//DRONI.al/











