Sot rikthehen reshjet e shiut në vend. Parashikohet reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje në përgjithësi të dobëta.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se reshjet në Veri do të shoqërohen me shtrëngata. Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të pakta në zonën Veriperëndimore dhe Juglindje.
Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Juglindje me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1,5- 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Zonat malore 4/16°C
Zonat e ulëta 8/23°C
Zonat bregdetare 12/22°C
//KB.DRONI.al/












