Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkozet-Plepa në Durrës.
Sipas informacioneve, mësohet se viktima ishte nga Kavaja, Erjon Beli, ndërsa punonte si këngëtar në një lokal nate.
Në momentin e aksidentit , i riu dyshohet se po fliste live me kamer në celular me një person tjetër. Kjo është pista kryesore ku policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

//DRONI.al/











