Një aksident i rëndë ndodhi sot pasdite në aksin Elbasan-Peqin.
Mësohet se janë përplasur ‘kokë më kokë’ dy makina duke mbetur të plagosur katër persona, tre prej te cileve janë dërguar në spitalin e Elbasanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.











