Vijojnë dorëheqjet nga postet ku të emëruar janë socialistë. Shtatë muaj pasi u emëruar në krye të Doganave, Arlind Gjokutaj është larguar nga ky post.
Nuk dihen ende arsyet e largimit të Gjokutajt. Ndërkaq, në vend të tij është emëruar Gjon Bardhi, i cili deri më tani mbante postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Gjokutaj u emërua në detyrë, në fund të marsit në të njëjtën kohë me Enton Duron te Tatimet, por dhe ky i fundit u largua në korrik të këtij viti, duke mbajtur pozicionin për vetëm tre muaj.
Emerimet dhe largimet kanë qënë të shpeshta nga radhët e socialistëve, nga Tatimet, Kadastrat, ARRSH dhe deri tek sektori i policisë dhe portit të Durrësit.
//DRONI.al/











