Mëngjesin e sotëm një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lezhë, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”.
Sipas policisë, raportohet se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i mjetit me dy rrota ka humbur jetën menjëherë.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur “Kryqezimi I Shënkollit”, mjeti me drejtues shtetasin Xh.N.,32 vjeç,banues në Kurbin është përplasur me mjetin çiklomotor me drejtues T.D, 55 vjec, banues në Grykë Lumi,Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën
Drejtuesi i mjetit Xh.N.,është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
//DRONI.al//











