Detaje të reja mësohen lidhur me vrasjen e të riut nga Lezha, Eri Zefi.
Top Channel shkruan se autori i krimit është Gjovalin Alia, mik i ngushtë i viktimës.
Trupi i viktimës u zbulua pak metra larg Rrugës së Kombit dhe dyshimet e para ishin për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, muaj më parë ka kryer një vrasje në Durrës.
Ajo që mbetet e dyshimtë edhe për policinë e Lezhës është fakti nëse 34-vjeçari është ekzekutuar në ndonjë vend tjetër dhe më pas është lënë në Zalle Xhuxhe nga autori apo është marrë peng për t’u ekzekutuar në Mirëditë.
//DRONI.al//












