Kryeministri Edi Rama do të shkojë drejt Greqisë ku do takohet me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Burime zyrtare tregojnë se takimi do mbahet rreth orës 12:30 në Athinë.
Takimi Rama-Mitsotakis vjen pas diskutimit të shkurtër mes tyre në New York gjatë punimeve të Asamblesë së OKB-së.
Në këtë takim mes dy lidërve pritet që të rihapet sërish marrëveshja e detit, e mbetur pezull që në vitin 2018, në takimin e fundit mes ish-ministrit të jashtëm Ditmir Bushatit dhe atij grek Nikos Kotzias. Një tjetër temë e këtij diskutimi do të jenë edhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, një kërkesë e vazhdueshme e fqinjit tonë.
Përveç Mitsotakis, Kryeministri shqiptar do të jetë edhe në panelin e Samitit të 4-rt të BE-Liga Arabe që do të mbahet në Athinë.
//DRONI.al











