Mesa duket do të kemi një tjetër telenovelë lidhur me drejtësinë, sikurse ndodhi me grupin Shullazi.
Eshtë shtyrë për të dytën herë proçesi gjyqësor te Krimet e Rënda për biznesmenin Arber Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.
Shkak për shtyrjen e seancës, ku pritej të lexohej pretenca e prokurorisë është bërë mungesa e avokatëve, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa nga avokati Maksim Haxhiaj u dorëzuar kërkesa për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. Procesi i radhës u caktua të mbahet më 8 nëntor.
Kujtojmë se Arbër Çekaj u ekstradua nga Gjermania vetëm disa javë më parë teksa akuzohet për trafik droge.
//DRONI.al











