Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është zbardhur më në fund dhe dokumenti përmban 140 faqe argumentim.
Vendimi i zbardhur do të ankimohet nga Prokuroria por dhe vetë ish ministri i Brendshëm në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Në vendim thuhet se nuk vertetohet dhenia e dhuratave. Sipas gjykatës ka prova që tregojnë një situatë marrëdhëniesh të qëndrueshme mes Tahirit dhe Moisi Habilaj.
Lidhja e qëndrueshme konfirmohet konkretisht jo vetëm me shitjen e automjetit ‘Audi’ por bëhet fjalë për shërbimet e vazhdueshme të kryera nga Artan dhe Moisi Habilaj, si automjeti ujor që u mor për riparim; përdorim i automjetit ‘Audi’ nga Tahiri dhe bashkëshortja e tij për disa raste edhe pse ishte shitur.
Këto ditë dosja do të hidhet në short për të përcaktuar dhe trupën gjykuese. Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara në 3 vite shërbim prove.
Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg.

/DRONI.al












