Një 16-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Fier.
I riu me inicialet Gj.T, nga fshati Verri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari mund të ketë kryer vetëvrasje.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.












