Një aksident u regjistrua në minutat e fundit në qytetin e Lushnjes.
Një automjet ka përplasur një kalimtar. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri quhet Qani Çela, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjes. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, mësohet drejtuesja e automjetit tip ”Toyota Yaris” është një 50-vjeçare.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe shkaqet e këtij aksidenti.












