Mjegulla ka mbuluar portin e Durrësit duke bërë që mjetet lundruese të hasin vështirësi në ankorim. Një kroçere kërkoi ndihmën e rimorkiatorëve pasi e ka të pamundur ankorimin për shkak të mjegullës.
Sipas të dhënave nga APD, bëhet e ditur se tragetet “AF Francecsa” dhe “Rigel III” kanë mbërritur nga Bari (Itali) në radën portuale rreth orës 08:15 dhe 07:55. Po ashtu ka mbërritur edhe kroçera “Sirena” me 670 turistë të huaj në bord. Anija turistike me gjatësi 180 metra u akostua në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.











