Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Sipas mediave, një ish-mësuese e dalë në pension 91-vjeçare është vrarë nga hajdutët, ndërsa në pranga ka rënë shtetasi shqiptar, Sergio Malaj.
Ky i fundit kishte menduar se nuk do gjente njeri në shtëpi, por kur është përballur me të zonjën e banesës, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të pajetë. Dyshimet e para janë se i riu shqiptar ka qenë nën efektin e alkoolit.
Shqiptari tani ndodhet në paraburgim dhe sic shkruajnë mediat italiane, ai jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës.
K.B/DRONI.al











