Një aksident ka ndodhur vetëm pak orë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë 2 automjete, të cilat janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një shtyllë tensioni,e cila ka goditur dhe dëmtuar një automjet tjetër në këtë aks rrugor.
Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, shtetasit J. B dhe D. H u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punen për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.











