Shqipëria është plot atraksione turistike dhe vende të magjishme, por pak nga infrastruktura e dobet e pak nga lënia në harresë e tyre, këto vende pergithësisht humbasin vëmendjen.
Por, së fundmi, një vend ra shumë në sy për bukurinë që ofron. Në fillim ishte blogerja Odeta Banushaj ajo e cila publikoi një video duke bërë photo shooting e zhytur në ujin në ngjyrë rozë.
Edhe këngëtarja Ingrit Gjoni ka realizuar klipin e ri në këtë vend të bukur e cila shtoi më shumë kuriozitetin e njerëzve per ta mësuar se ku ndodhet.
https://www.instagram.com/p/B335BRRDMCa/

Bëhet fjalë për një vend të quajtur Kriporet e Nartës që krijohet kur thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.Forma e dallgëve që shohim në foto, nuk është gjë tjetër veçse kripa e ngurtësuar.
Laguna e Nartës ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km.
K.B/DRONI.al











