Një burrë është gjendur i pajetë në aksin Shkodër-Lezhë. Nga informacionet paraprake, thuhet se ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Melgushe.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe identiteti i personit që ka ndërruar jetë.
Paraprakisht thuhet se pranë tij është gjetur një çifte. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë.
K.B/DRONI.al











