Një 46-vjeçar fierak në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë, ai arrestua në vendlindjen e tij, në fshatin Radostinë Vadhizë gjatë një operacioni mbrëmjen e djeshme. Renard (Krenar) Dashi është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga një gjykatë në Itali për veprat penale “skllavëri e shfrytëzim prostitucioni”.
“Dashi shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”,”-njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
K.B/DRONI.al












