Një 29-vjeçare ka gjetur një metodë shumë interesante për të ndërgjegjësuar gratë lidhur me kancerin e gjirit. Ajo vuri një kamera të fshehur tek gjoksi i saj për të kapur ‘mat’ të gjithë ata që do t’ia hidhnin sytë tek dekolteja.
Whitney Zelig, e cila jeton në qytetin e Nju Jorkut, fshehu një kamera të vogël në kopsat e bluzes që mbante veshur dhe doli për një xhiro në Manhattan me dekoltenë disi të ekspozuar.

I gjithë qëllimi i vidoes është që të vërë në dukje rëndësinë që ka vetë-ekzaminimi i gjirit për ta kapur në kohë kancerin. Videoja mban mesazhin: Zonja mos harroni që edhe ju vetë t’i hidhni një sy gjoksit tuaj!
K.B/DRONI.al











