Një tjetër kendveshtrim ka ish-deputeti Edi Paloka, lidhur me operacionin e policisë për celulen iraniane qe kishte planifikuar sulmin terrorist.
Nga studioja e News 24, Paloka u shpreh se ky eshte nje plan i menduar mire nga kryeministri për të tërhequr vëmendjen nga dështimi me negociatat.
“Celula u zbulua tani, sepse tani i duhet Edi Ramës. I duhet Ramës për të tërhequr vëmendje nga negociatat. Përpiqet të sajojë histori të tjera, që do të thotë se ka gërrmuar e gërrmuar dhe iu nxori këtë të terroristëve. Qëllimi i tij ky është, të tërheqë vëmendje nga negociatat. Ishallah nuk del Ardiu Veliu nesër të thotë se janë parë UFO në Kukës”, tha Paloka.
K.B/DRONI.al











