Eneda Tarifa u bë kohë që nuk ka marrë pjesë në kompeticione të këngës, që pas konkurrimit të saj në Eurovizion, me këngën “Përrallë”.
Kengetarja shumë e dashur ka vendosur t’iu rikthehet konkurseve. Pas 11 vitesh, Eneda tarifa do të rikthehet në skenën e ‘Këngës Magjike’ .
Hera e fundit kur Eneda Tarifa mori pjesë tek ky festival ka qënë në vitin 2008 me këngën e titulluar ‘Zëri’.
Kënga e saj thuhet se është kompozuar nga Flori Mumajse pasi këngëtarja së fundmi është parë në studion e tij muzikore, por mesa duket do të duhet të presim dhe pak per të dëgjuar të gjithë këngën.

K.B/Droni.al











