Detaje të reja mësohen nga grabitja e ndodhur në Fushë Bulqizë. Ende nuk është konfirmuar shifra e saktë e grabitur, por nga burimet e para, raportohet se janë vjedhur rreth 460 mijë lekësh të reja.
Sipas të dhënave, personi i dyshuar ka qëlluar fillimisht në ajër dhe më pas ka shkelmuar dhe shqyer derën e postës.
Mesohet se autori, ka qenë i maskuar ne momentin e ngjarjes dhe dyshimet jane se ai e ka mbajtur nën monitorim furgonin i cili transportoi paratë nga Bulqiza në postë, per te nderhyre ne momentin qe parate ishin dorezuar.
Policia po punon për identifikimin e autorëve, pasi dyshohet se vjedhja ka qënë e ideuar në bashkëpunim.
K.B/DRONI.al












