Me një “ngërç” është shoqëruar mbledhja e sotme e Keshillit të Lartë të Prokurorisë, gjë e cila solli që mbledhja të zgjaste vetëm 5 minuta. Shkak për dështimin e mbledhjes u bë një prej anëtareve.
Besnik Cani ka kërkuar shtyrjen e seancës në mbledhjen e KLP duke deklaruar se nuk është njohur me materialet. Cani ka pretenduar se materialet i kanë mbërritur jashtë orarit zyrtar.
I pari që ka takimin ishte kryetari Gent Ibrahimi, ndërsa mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër.
K.B/DRONI.al











