Një reper i dëgjuar në vendin tonë ka përplasur 2 automjete lukzose dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij.
Mësohet se Finem është përfshirë në një aksident automobilistik në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, dhe kanë qënë qytetarët që e kanë denoncur ngjarjen.
Një qytetar ka dërguar për JOQ, pamje nga vendi i ngjarjes, ku jep dhe detaje se si ka ndodhur aksidenti.
Sipas mesazhdërguesit, reperi ka bërë disa manovra në autostradë, por ky veprim i ka bërë “gjëmën”, pasi ka përplasur dy automjete të tjera tip “BMW X5. Qytetari thekson se të tre automjetet kanë pësuar dëmtime, ndërsa thekson se reperi u largua pas aksidentit.

K.B/DRONI.al











