Është përcjellë për në banesën e fundit Elton Macolli, vëllai i deputetes të PS, Blerina Gjylameti.
Miqtë, familjarët dhe të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit 37-vjeçarit që punonte si ushtarak në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.
Ai humbi jetën në një aksident tragjik, pasditen e të shtunës, në tunelin e aksit Tiranë-Elbasan. Shkaka u bë parakalimi i gabuar i makinës ku udhëtonte Maçolli, ndërsa makina me të cilën udhëtonte u përfshi nga flakët pas përplasjes me një kamion.
Makina e Elton Macollit ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi, e për pasojë ka shpërthyer në flakë, pa asnjë mundësi shpëtimi.

K.B/DRONI.al











