Nje person humbi jeten sot pasdite ne rrugen Kavaje Durres pasi nje makine e goditi per vdekje.
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 20.09.2019, rreth orës 18:30, në autostraden Kavajë – Durrës, te Shkëmbi Kavajës, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. Gj., ka aksidentuar këmbesorin shtetasin R.D., rreth 80 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












