Edhe pse ka disa muaj që “opozita parlamentare” fle gjumë, këtë herë ka patur një moment përplasje mes deputetëve, e cila ka tërhequr dhe vemendjen.
Perplasja ka ndodhur mes Ralf Gjonit dhe zv.kryeministrit Erion Braçe. Tema e diskutimeve te sotme ne parlament, ishte buxheti i shtetit.
“Çfarë të kam vjedhur unë ty, ç’a të kam vjedhur unë ty?!”– ka qene nje nder replikat e Braçes teksa fliste.
Pasi zv/kryeministri mbaroi u largua nga foltorja dhe fjalën e mori ministri Eduart Shalsi. Gjoni kërkoi të drejtën e replikës dhe nuk iu dha.
Duke qenë se kjo gjë iu refuzua, Gjoni vrapoi për në foltoren e Kuvendit dhe mori mikrofonin, duke dashur t’i përgjigjet Braçes. Në këtë moment, mikrofoni u mbyll dhe Ralf Gjoni nuk u dëgjua se ccfarë tha.
Truprojat rrethuan foltoren, ndërsa Shalsi qëndronte në këmbë duke qeshur. Më pas kryesuesja e seancës Vasilika Hysi vendosi pushim për disa minuta.
K.B/Droni.al












