Roland Hysi, gjykatësi i Gjykatës së Fierit, u shpall fajtor për korrupsion duke kërkuar favore seksuale nga një qytetare. Ai u dënua me 4,5 vite burgim nga Gjykata, por për shkak se çështja po trajtohej me gjykim të shkurtuar, ai do të kryejë 3 vite burgim.
Po ashtu, gjykata vendosi që Hysi të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite. Hysi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.
Gjyqtari i Fierit u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj.
K.B/DRONI.al












