Një tjetër person dëmtohet rëndë teksa ishte duke punuar. Sipas informacioneve të fundit, një 34-vjeçar është aksidentuar gjatë punës, teksa ishte duke punuar me sharrë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër, ndërsa i plagosuri është shtetasi Menti Cobo nga Berati.
Mësohet se punëtori është dëmtuar me sharrë, ndërsa ndodhet në spitalin rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”.Për shkak të plagëve të rënda, 34-vjeçari pritet të dërgohet me helikopter në Tiranë.
K.B/DRONI.al











