Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për një person të dënuar me burgim të përjetshëm, i cili është ndaluar në Selenicë gjatë ditës së sotme.
Burimet bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale T.B. Mësohet se i ndaluari është një prej personave më të kërkuar në vend.
Policia e Shtetit ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme në orën 13.30, lidhur me operacionin.
vijon…
K.B/DRONI.al











