Nje gjyqtari i eshte vene sot eksploziv ne makinen e parkuar ne ambientet e Gjykates ne Korce.
Detajet nga policia:
Më datë 15.10.2019, nga një telefonatë, jemi njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit M.K, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës. Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse.
Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit.











