• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Finlanda me dy propozime te ndara per Maqedonine e Shqiperine

droni by droni
15 October, 2019
in Kryesore, Politika
0
Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca finlandeze e Bashkimit Evropian propozoi zyrtarisht që të veçohet vendimi për Maqedoninë e Veriut, nga ai për Shqipërinë, lidhur me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur burime të Radios Evropa e Lirë.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian që po mbahet sot (15 tetor) në Luksemburg, po diskutohet çështja e fillimit të negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Presidenca finlandeze së shpejti duhet të dalë me një draft të ri, që do të lejojë që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv të martën, ndërkaq Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi.

Ky veprim do ta lërë Francën të izoluar, pasi ajo vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur kundër çdo vendimi gjatë bisedimeve për këtë çështje në mbledhjen ministrore të BE-së.

Pala franceze ka njoftuar se nuk do të japë pëlqimin e saj për të filluar zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Shkupin.

Vendimi për të hapur negociatat e pranimit kërkon një miratim unanim të vendeve anëtare.

Megjithatë, nëse në takimin e së martës do të ketë një vendim nga ana e ministrave të BE-së, ai duhet të konfirmohet më pas në një samit të shefave të shteteve ose qeverive, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel.

Në mbledhjen e tyre në qershor, ministrat miratuan konkluzionet për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke premtuar se do të marrin një vendim “jo më vonë se tetori i vitit 2019”.

Franca përveç se është kundër që Shkupit t’i jepet data për nisjen e bisedimeve, ajo po kërkon ndryshimin e gjithë metodologjisë së procesit të zgjerimit.

Para nisjes së takimit të ministrave të BE-së, ministrja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila njëherësh edhe kryeson takimin, u shpreh se nuk dëshiron të paragjykojë vendimin e sotëm, por tha se si kryesi në tërësi e mbështesin hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithëse sipas saj, duhet pritur se çfarë do të thonë edhe shtetet e tjera anëtare, pasi që duhet të jetë vendim unanim.

Ka pasur vende që kanë tërhequr vërejtjen se procesi i zgjerimit të BE-së është i lidhur me stabilitetin politikë dhe zhvillimin e demokracisë në rajon.

“BE-ja ka përgjegjësi për paqe, stabilitet, pajtim dhe demokraci në Ballkanin Perëndimor dhe kjo do të thotë se duhet të mbajmë premtimet tona”, ka thënë ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, duke shtuar se Gjermania konform qëndrimit të Parlamentit, dëshiron vendim për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok tha se shteti i tij mendon se Shkupi dhe Tirana zyrtare ende nuk kanë përmbushur kushtet, që t’u jepet data për nisjen e bisedimeve për anëtarësim më bllokun evropiane.

“Kur është në pyetje Maqedonia e Veriut, ne konsiderojmë se duhet të plotësohet edhe një kusht, miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike. Kur të përmbushet ky kusht, mund të nisin bisedimet për çështjen e anëtarësimit (në BE). Kurse sa i përket Shqipërisë, mendojmë se ende duhet të punojnë dhe nuk janë gati për nisjen e bisedimeve”, ka thënë ministri holandez, Blok.

Përderisa vendet si Holanda dhe Danimarka duan të shohin më shumë progres në Shqipëri në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në sundimin e ligjit, Franca do që të vendoset një metodologji e re në procesin e zgjerimit, duke e bërë këtë proces më shumë gradual dhe të kthyeshëm. Kjo do të thotë se kur të mbyllen kapitujt e caktuar negociatorë, ato mund të hapen nëse shteti kandidat nuk vazhdon progresin.

Franca dëshiron që Komisioni Evropian të dalë në pranverë me një propozim konkret për këtë, e pastaj, dikur gjatë vetës, të mund të merret vendimi për nisjen e negociatave.

Nga Komisioni Evropian përgjigjen se metodologjia mund të ndryshohet kurdo, por kjo nuk do të duhej të mbante peng vendimet për nisjen e negociatave.

Hezitimi për të vendosur nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shihet nga shumë diplomatë si një rrezik për BE-në, e cila po e humb kredibilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, Franca duket se nuk po shqetësohet për këtë, duke argumentuar se është më e rëndësishme që së pari BE-ja të reformohet nga brenda, që të mund të funksionojë si duhet para se të mendojë të zgjerohet me shtete të reja anëtare./REL

Previous Post

Keshilli i Ambasadoreve: Gjesti I Borchard, fyes dhe i turpshem!

Next Post

Kryeministri Conte i kerkon qeverise te ofroje zgjidhje per krizen politike

droni

droni

Next Post
Kryeministri Conte i kerkon qeverise te ofroje zgjidhje per krizen politike

Kryeministri Conte i kerkon qeverise te ofroje zgjidhje per krizen politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.