Shqipëria ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj ekipit të Moldavisë në kualifikueset e “EURO2020”.
Kombëtarja shqiptare e mbylli pjesën e parë në avantazhin e tre golave të shënuar nga Sokol Cikalleshi, Keidi Bare dhe Lorenc Trashi i cili bëri debutimin e tij edhe më të veçantë.
Ndërsa në pjesën e dytë sfida dhuroi më pak spektakël por nuk mungoi goli i tanëve. Rey Manaj arriti të shënojë në fund të takimit duke e çuar rezultatin në 4-0.
Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 12 pikeve.











