Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në masën e arrestit me burgun pedagogun e Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi.
Ky i fundit u denoncua në një emision investigativ, duke i kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.
Rasti u denoncua me anë të një videoje në media, të cilën e kishte xhiruar vetë studentja ndërsa Denis Himçi u arrestua fill pas denoncimit. Ndërkohë Universiteti i Elbasanit u distancua nga ngjarja duke e pezulluar nga detyra.
Në fillim çështja ishte tek Gjykata e Elbasanit, e cila fillimisht e la në arrest me burg por më pas shpalli moskompetencë dhe i kaloi Krimeve të Rënda.











