Janë mësuar informacionet e para lidhur me shëndetin e djaloshit i cili aksidentalisht ra në gropën ku ziehej rakia.
Fillimisht u raportua se largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija 1 vjeç e gjysmë të mbërrijë në duart e mjekëve në QSUT, në gjendje kome.
“Dje rreth ores 17.15, ne Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese te ndryshme te trupit pacienti me inicialet K . B i moshes 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Ka pesuar djegie ne 30% te trupit” informon spitali në Tiranë.
Stafi mjekësor është duke e mbajtur ne monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep perkujdesjen mjekesore te nevojshme.











