Një ngjarje e rëndë tronditi Skraparin dhe jo vetëm. Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në gropën e rakisë në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Therepel të rrethit të Skraparit.
Burime zyrtare konfirmojnë se fëmija 1-vjeç e gjysëm, me inicialet E.M,ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka shkarë dhe është rrëzuar në gropën ku babai i tij po ziente rakinë.
Si pasojë fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.
Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.
Femija raportohet se ka mberritur ne gjendje kome ne spital kjo per shkak te largesise se madhe.











