Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edy Reja ka festuar 74-vjetorin e lindjes ditën e djeshme.Në hotelin ku ishte grumbulluar skuadra kuqezi, i gjithë ekipi i ka bërë një surprizë duke i sjellë një tortë me qirinj.
Mes futbollistëve, Reja ka bere dhe batuta duke u shprehur se ndjehet më i ri se kaq vjet, ndërsa nga ana tjetër u ka kerkuar vetem një dhuratë lojtarëve, ti sjellin fitoren me Turqinë.
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/2468362733277020/?t=0
Ditën e sotme në 20:45 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë kundër Turqisë në “Şükrü Saracoğlu Stadium (Istanbul)”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset të Europianit 2020.











