Peter Hendke fitoi Nobelin në Letèrsi, por ky çmim nuk u duartrokit fort nga pjesa më e madhe e libradashësve apo njerezve të apasionuar pas letërsisë.
Lajmi se Peter Hendke fitoi Nobelin e sivjetëm për Letërsi, ka ngjallur reagime të shumta pasi ai njihet si mbështetës i “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviqit.
Por në një reagim të fundit të tij, ai ka guxuar të falenderojë vetëm serbët për fitoren e tij.
“Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë ”, tha ai për Programin e Dytë të Radio Beogradit.











