Ka patur reagime të shumta për fitoren e Albin Kurtit, pas zgjedhjeve te parakohshme, te cilat janë parë si shpresë për ndryshimin e pritur në Kosovë.
Lidhur me rezultatin premtues, ka gëzime dhe për personazhet e njohur që jetojnë jashtë Kosovë.
VV-ja ka përkrahje edhe nga një familje shumë e dashur shqiptare. Janë prindërit e këngëtares Rita Ora, ata të cilët janë shprehur të emocionuar me fitoren e Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Express.
Nëna e Ritës, Vera Ora, ka postuar një foto të saj me bashkëshortin, Besnikun, ku shihen të qeshur e të përqafuar. Ndërsa mbi këtë fotografi ajo ka shkruar VV dhe dy zemra në ngjyrat kuq dhe zi.












