Përfaqësues të partive politike në Shqipëri kanë reaguar pas zgjedhjeve në Kosovë, ku Albin Kurti u rendit i pari me Vetëvendosjen, parti e cila kishte qendruar në opozitë.
Belind Këlliçi nga radhët e PD, ka reaguar së fundmi, duke u shprehur se Kosova me zgjedhjet e fundit, dha një leksion të demokracisë funksionale të cilën sipas Belindit, duhet ta marrë shembull kryeministri shqiptar dhe qeveria e tij.
“Leksioni dhe modeli i demokracise funksionale qe presim nga Europa, na erdhi nga Kosova! Urime Kosove, tregove qe je nje shembull frymezimi per cdo shqiptar e shqipfoles. Qeveria dhe kryeministri shqiptar mjafton te mare shembull nga lideret politike ne Prishtine, per te nxjerre njehere e mire Shqiperine nga bataku i vjedhjes e manipulimit te votes. Urime LVV dhe LDK per fitoren dhe rotacionin politik te shumepritur. Krenar per ty Kosove 🇽🇰🇦🇱🇪🇺”,-shkruan Këlliçi.











