• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Probleme serioze me kuponat për kartat ID dhe pasaportat, qytetarët po sorollaten

droni by droni
7 October, 2019
in speciale
0
Skadimi i kartave të identitetit, Lleshaj kujton qytetarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë 1.4 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët mbarojnë afatin e vlefshmërisë këtë vit.

Qytetarët janë drejtuar për të tërhequr kuponat për pasaporta, por në qarkun e Beratit gjatë javës së kalaur kanë munguar.

Që me liberalizimin e vizave në vitin 2009 u lëshuan pjesa më e madhe e pasaportave me vlefshmëri 10 vjet. Si rezultat i përfundimit të vlefshmërisë së tyre këtë vit është rritur ndjeshëm numri i aplikimeve për pasaporta dhe karta identiteti. Por në një pjesë të madhe  të filialeve të postës ka mungesa për këto kupona.

Në Fiks Fare u denoncua rasti me anë  të një telefonate ku në qarkun e Beratit prej shumë kohësh nuk kishte kupona për kartë identiteti dhe për pasaportë. Me të marrë denoncimin gazetarët e Fiksit u drejtuan drejt Beratit ku  faktuan mungesën  e kuponave.

Në Urën Vajgurore gazetarët iu drejtuan filialit të postës për t’u pajisur me një kupon për kartë ID dhe nuk gjetën. Punonjëset e postës e pranojnë që janë në mungesë madje edhe kur ato pajisen me kupona, marrin një numër të caktuar të papërfillshëm për kërkesat. Ato pohojnë se kupona u kanë çuar po atë ditë që pyesin edhe bashkëpunëtorët e Fiksit, por që ka qenë një  numër i vogël dhe janë mbaruar shumë shpejt.  Ato tregojnë se me kupona nuk pajisen çdo ditë ndaj dhe justifikohet mungesa e tyre.  Numri më i madh që mund të marrin në ditë nuk i kalon 100 copë kupona, ndaj dhe shitja e tyre bëhet në kohë rekord.  Madje edhe kur komunikojnë me filiale të tjera në Berat i pohojnë të njëjtën gjë, që edhe ato kanë mungesa në kupona.

Bashkëpunëtorët e Fiksit u drejtuan edhe në qytetin e Kuçovës për të parë situatën atje, por gjithçka ishte njësoj.  Në fiilialin e postës në Kuçovë punonjësja pohon se në mëngjes janë pajisur me një numër të kufizuar të kuponave dhe për pak kohë ato ishin drejt përfundimit. Madje punonjësja e këshillon bashkëpunëtorin ta marri kuponin se do mbaroheshin dhe nuk dihej se kur ky filial do të pajisej sërish me to.

Gazetarët iu drejtuan edhe qytetit të Beratit ku kërkesa është edhe më e madhe, por situata nuk ndryshon. Në postën Nr 1  punonjesja tregon se nuk kanë kupona madje nuk kishin të gjitha filialet në këtë qytet. Njëra nga punonjëset ofron ndihmë për të pyetur në filialin qendror nesë kishte kupona  dhe si përgjigje mori një “Jo”, por në të tilla raste punonjëset “fshehin” ndonjë kupon për mik.  Në rastin konkret punonjësja flet me një tjetër punonjesë tek posta qendrore dhe dërgon bashkëpunëtorin e Fiksit që të shkojë ta blejë atje. Për ta siguruar kuponin duhet të përmende emrin e saj.

Që nga 1 janari 2015, pasaportat dhe kartat e identitetit kushtojnë më shtrenjtë. Rritja e çmimit është parashkruar në kontratën që shteti shqiptar ka firmosur me kompaninë ALEAT, pas 5 viteve të para në masën 20 %, duke reflektuar inflacionin.
Kuponi për pasaportat që deri në 30 dhjetor 2014 kushtonte  6000 lekë, nga 1 janari 2015, kushton 7500 lekë. Çmimi për kartat ID, nga 1200 në 1500 lekë, por edhe me rritjen e çmimeve ka mungesa në treg.

Në korrik vetë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bëri thirrje qytetarëve të cilëve u skadojnë dokumentat që të aplikojnë për to. Madje thirrja e ministrit shkoi edhe më larg ku brenda muajit tetor do të viheshin kushtëzime në përdorimin e dokumentave aktuale. Nëse dikush do të tentojë të udhëtojë jashtë shtetit me një pasaportë, të cilës i mbaron afati në dhjetor, nuk do të mund të udhëtojë pa pasur bashkë me pasaportën që skadon, edhe një dokument që vërteton që ai e ka bërë aplikimin për pasaportën e re. Po kështu shërbimet që lidhen me kartën e identitetit, nuk do të ofrohen nëse karta nuk shoqërohet me një dokument që provon se qytetari e ka bërë aplikimin për të renë. Deri këtu gjithçka është “OK”, por puna është se ku do t’i gjejnë këta qytetarët kuponat  e aplikimit?

Tags: karte identiteti
Previous Post

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar

Next Post

FOTO/Këngëtarja shqiptare merr vendimin, largohet nga muzika dhe festivalet

droni

droni

Next Post
FOTO/Këngëtarja kujton babain e ndjerë: Na mungon zëri i tij, fjala e mençur…

FOTO/Këngëtarja shqiptare merr vendimin, largohet nga muzika dhe festivalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.