Gazmend Gjonbalaj, menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura në SHBA i cili ka punuar edhe në Bloomberg dhe NYFIX, doli para zgjedhjeve në Kosovë në mbështetje të hapur ndaj Albin Kurtit. Ai deklaroi se nëse Vetëvendosje i fiton zgjedhjet, do të kthehet të investojë 50 milionë euro në ekonominë e Kosovës.
Pritet të shihet nëse tashmë që Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet, çfarë do të bëjë Gjonbalaj. Biznesmeni tha se Kurtin e ka njohur që nga koha e studimeve, por tregoi se ka votuar pothuajse të gjitha partitë, por të gjitha e kanë zhgënjyer.











