Eshtë 38 vjeç, por në fushën e lojës duket më i ri dhe nuk dorëzohet lehtë. Zlatan Ibrahimoviç gjithmonë gjen vend në media, pas veprave te tij të pazakonta, që nuk i ngjajnë një futbollisti normal.
Edhe për ditëlindjen e tij, të 38 vjetorit, futbollisti i famshëm i LA Galaxy i ka dhuruar vetes një Ferrari Monza SP2 Limited Edition, me vlerë 1.5 milion euro.
’Happy Birthday Zlatan’, ka shkruar suedezi në profilin e tij në Instagram, duke postuar një foto të ‘xhevahirit’ të tij të ri me katër rrota. Një model vërtetë ekskluziv, sepse në botë ekzistojnë vetëm 499 ekzemplarë të tillë.












